Kaloni te përmbajtja kryesore

Arrestohet një burrë, tentoi ta dhunonte të dashurën

Policia e Kosovës ka arrestuar të shtunën një person të dyshuar në Prizren. I njëjti dyshohet për dhunim në tentativë.

Sipas raportit policor, i dyshuari ka tentuar që me forcë dhe pa dëshirën e të dashurës së tij, të kryejë marrëdhënie seksuale.

Viktima ka marrë trajtim mjekësor pas incidentit, ndërsa me vendim të prokurorit, i dyshuari është ndaluar dhe është dërguar në mbajtje.

Rasti po trajtohet me prioritet nga autoritetet kompetente./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button