Kaloni te përmbajtja kryesore

Zyrtari i Komunës së Rahovecit: Situata më stabile, zona urbane më e prekur nga vërshimet

 

Zyrtari i Komunës së Rahovecit, Përparim Krasniqi në një lidhje direkte në “Për ditë të mbarë”, në RTV21 tha se situata nga vërshimet në këtë komunë është më stabile.

Ai shtoi se zona më e prekur është ajo urbane.

Rrugët nën ujë në Rahovec, pamje nga vërshimet

Reshjet intensive të shiut kanë përfshirë komunën e Rahovecit, duke shkaktuar vërshime në disa zona dhe duke vështirësuar lëvizjen e qytetarëve si dhe qarkullimin e automjeteve.

Nga pamjet e shpërndara në rrjetet sociale shihet se rrugë të shumta janë mbuluar nga uji, ndërsa në disa lagje vërshimet kanë depërtuar edhe në oborre të shtëpive dhe pranë objekteve të ndryshme.

Në disa akse rrugore automjetet lëvizin me vështirësi për shkak të nivelit të lartë të ujit, ndërsa në pika të caktuara qarkullimi është rënduar ndjeshëm. Deri më tani nuk është raportuar për persona të lënduar, ndërsa autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes gjatë lëvizjes në zonat e prekura.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button