Arrestohet një femër për prostitucion në Prizren

Policia ka identifikuar edhe dy viktima

Në Prizren është arrestuar një femër, e dyshuar për përfshirje në veprën penale ‘mundësim ose detyrim në prostitucion’.

Siç bëhet e ditur përmes një komunikatë të Policisë, janë arritur të identifikohen edhe dy viktima të cilat në vazhdimësi janë detyruar në ushtrimin e veprimtarisë së prostitucionit.

“Pas hetimeve preliminare, mbledhjes së informatave dhe fakteve relevante, nën dyshimin për kryerje të veprimtarisë penale, Njësia për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore e Prizrenit, duke përdorur edhe masat e fshehta teknike të vëzhgimit dhe hetimit, të lejuara për përdorim  nga Gjykata Themelore në Prizren, për ta përmbyllur fazën e hetimit ka hartuar dhe ka zbatuar planin operativ për arrestimin e një të dyshuare. Realizmin me sukses të planit e ka ndihmuar edhe Njësia për Reagim të Shpejtë e Prizrenit. Gjatë realizmit të planit nën dyshimin për përfshirje në veprën penale ‘mundësim ose detyrim në prostitucion’, është arritur të arrestohet e dyshuara:

Z. T.               lindur me 1975,          femër/shtetase e Shqipërisë

Po ashtu është arritur të identifikohen edhe dy viktima të cilat në vazhdimësi janë detyruar në ushtrimin e veprimtarisë së prostitucionit.”, bëhet e ditur në komunikatën e policisë.

Me aktvendim të Prokurorisë Themelore në Prizren e dyshuara është ndaluar në masë prej 48 orësh./21Media

Back to top button