Ministria e Infrastrukturës: Rrugët janë të kalueshme

Pal Lekaj apelon qytetarët të kenë kujdes

Pas reshjeve të fundit, të gjitha rrugët në vend janë të kalueshme për qarkullim rrugor. Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka bërë të ditur se të gjitha kompanitë e kontraktuara nga kjo ministri janë në teren dhe po përkujdesen që rrugët të jenë të kalueshme dhe të sigurta për qarkullim.

Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Pal Lekaj iu ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të kenë kujdes të shtuar.

“Ne jemi këtu për të siguruar rrugë të pastërta por ju qytetarë të nderuar përshtatjuni shpejtësisë dhe mos lëvizni pa pajisje dimërore!”, ka shkruar Lekaj në Facebook./21Media

Back to top button