Arrestohet një grua, në çantë iu gjetën mbi 4 mijë euro fals

Një grua 36-vjeçare është arrestuar sot pasi ka tentuar të bëjë shpërndarjen e një sasie të parave të falsifikuara.

Siç njofton policia, në çantën e të dyshuarës me iniciale N.B., janë gjetur dhe konfiskuar 47 kartëmonedha nga 100 € (gjithsejtë 4,700.00€), të cilat dyshohet se janë të falsifikuara si dhe një elektroshok.

“Ndaj të dyshuarës është iniciuar rasti ‘falsifikimi i parasë’. Ajo është intervistuar dhe me aktvendim nga prokurori e njëjta është dërguar në mbajtje deri në 48 orë”, thuhet në njoftimin e Policisë./21Media

Back to top button