Trepça e fiton ndeshjen e parë kundër Bashkimit

Ka përfunduar ndeshja e parë e çerekfinales së dytë të “Play-off-it” të Superligës së Kosovës në basketboll, ku fitorja i takon KB Trepçës.

Trepça e ka fituar ndeshjen e parë kundër Bashkimit, duke e mposhtur me rezultat të ngushtë 92:88 (29:29, 20:19, 19:14, 24:26).

Të dy skuadrat treguan ndeshje te zjarrtë përgjatë pjesës së parë, ku në çerekun e parë u ndanë të barabarta 29:29, ndërsa në të dytin Trepça udhëhoqi me një pikë, respektivisht 20:19.

Çereku i tretë ishte ai i cili e bëri dallimin në këtë përballje, ku mitrovicasit dolën në epërsi prej pikëve, duke avancuar 19:14.

Ndërkaq, Bashkimi u rikthye dhe luajti më mirë në çerekun e fundit, duke pasur epërsinë 26:24, por që nuk ishte e mjaftueshme për ta fituar ndeshjen.

Më i dalluari i ndeshjes ishte Daniel Lekndrejaj i Bashkimit me 25 pikë, shtatë kërcime e një asistim, ndërsa te Trepça më i miri ishte Kendrick Brown me 23 pikë, tre kërcime e tetë asistime.

Rezultati final, 92:88 në favor të KB Trepçës.

Back to top button