Arrestohet një grua të armatosur në Prishtinë, dyshohet se mund ta lëndonte veten dhe të tjerët

Policia njofton se ka arrestuar një grua e cila ka poseduar armë zjari dhe sipas policisë dyshohej se e njëjta mund t’i shkaktonte lëndime vetes dhe të tjerëve. Sipas policisë ngjarja ka nodhur sot ( e premte) rreth orës 14:00.

“Me datën 31.05.2024 rreth orës 14:00 Stacioni Policor Viti përmes rrugëve operative ka pranuar informacion se një femër kosovare nga qyteti i Vitisë në rrethana ende të pasqaruara është vënë në posedim të një arme zjarri duke u larguar më pas me veturën e saj në drejtim të panjohur. Në bazë të informacioneve për gjendjen psikologjike momentale të saj dhe disa mesazheve të përcjella nga e dyshuara, e njëjta me armën të cilën e kishte në posedim ekzistonte dyshimi se do të shkaktoj lëndime vetës apo personave të tjerë. “, thuhet në njoftim,.

Po ashtu bëhet e ditur se e njëjta është duke u intervistuar.

“Falë reagimit të shpejtë, profesional dhe veprimeve të shpejta operative hetimore të njësitit të hetimeve rajonale të Drejtorisë Rajonale në Gjilan dhe bashkëpunimit me njësitin e hetimeve rajonale të Drejtorisë Rajonale Prishtinë e dyshuara është arritur që të identifikohet, lokalizohet dhe arrestohet afër një qendër tregtare në qytetin Prishtinës pa i shkaktuar asnjë pasojë e pa lënduar vetën apo të tjerët. Po ashtu gjatë arrestimit nga e dyshuara është konfiskuar edhe arma e zjarrit të cilën e dyshuara e kishte në posedim.

Me urdhër të Prokurorit të shtetit e dyshuara është duke u intervistuar, ndërsa njësiti i hetimeve janë duke punuar ndriçimin dhe sqarimin e të gjitha rrethanave të rastin.”, përfundon njoftimi./21Media

Back to top button