Gjendet i vdekur një person në Podujevë

Trupi i pajetë është dërguar për obduksion

Një burrë shtetas turk është gjetur pa shenja jete mbrëmë në shtëpinë ku jetonte rreth orës 19:45 në Podujevë.

Raportohet se njësitet policore, ekipi i mjekësisë ligjore dhe prokurori kanë dalë në vendin e ngjarjes.

Policia ka njoftuar se në konsultim me prokurorin, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin./21Media

Back to top button