Arrestohet një i dyshuar për dhjetë raste të vjedhjeve në Lipjan

Policia ka shqiptuar masën e paraburgimit për 30 ditë

Në Lipjan është arrestuar një person i dyshuar për disa raste të vjedhjeve. Siç bëhet e ditur në komunikatën e policisë, 24-vjeçari ka kryer dhjetë vjedhje të raportuara deri tash. Në komunikatë më tej bëhet e ditur se lipjanasi në lokacione dhe periudha të ndryshme ka vjedhur bateri (akumulatorë) nga veturat.

Policia i ka caktuar masën e paraburgimit.

“Në koordinim më prokurorin kujdestar dhe gjyqtarin e procedurës paraprake, aktualisht hetuesit po kryejnë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore e procedurale lidhur me rastet në fjalë, ndërkohë që personit të dyshuar i është shqiptuar masa e paraburgimit për 30 ditë.”, bëhet e ditur në komunikatën e policisë./21Media 

Back to top button