Kosnett del nga takimi

Kosnett ka takuar krerët institucional

Krerët institucional, Presidenti Hashim Thaçi, kryeministri Ramush Haradinaj dhe kryeparlamentari Kadri Veseli mëngjesin e sotëm kanë mbajtur takim me ambasadorin amerikan, Philip Kosnett. Ambasadori amerikan, Philip Kosnett ka dalur nga takimi. Megjithatë nuk janë bërë të ditura detajet e takimit, raporton RTV21.

Në takim kanë marrë pjesë edhe dy partnerët e tjerë të koalicionit, i pari i AKR-së, Behgjet Pacolli, si dhe kryetari i Nismës, Fatmir Limaj.

Ky takim vjen pas takimit të djeshëm ndërmjet koalicionit qeveritar, pas së cilit qeveria përmes një kumtese ka pohuar se koalicioni është stabil dhe funksional, pavarësisht deklaratave kundërthënese të partnerëve lidhur me taksën 100% ndaj Serbisë.

Në komunikatën e Qeverisë së Kosovës dërguar dje,  thuhet se gjatë takimit të liderëve është folur për taksën, por nuk është treguar se çfarë është diskutar konkretisht. Burime të RTV 21 brenda të qeverisë kanë bërë të ditur se Kryeministri Haradinaj nuk ka hequr dorë nga taksa. SHBA ka kërkuar disa herë heqjen e taksës së vendosur nga Qeveria e Kosovës, kurse kryeministri Haradinaj ka vazhduar të mbrojë vendimin e qeverisë./21Media

Back to top button