Nusja ankohet në Polici: Vjehrra më rrahu dhe përzuri

Një rast i dhunës në familje është raportuar të enjten në Lipjan. Një grua ka informuar Policinë e Kosovës se vjehrra e saj nuk po e pranon në shtëpi dhe po e rrah.
”Lipjan 04.07.2024 – NN. Ankuesja femër kosovare, ka informuar se vjehrra e saj e dyshuara femër kosovare, nuk është duke e pranuar në shtëpi dhe para disa dite e kishte sulmuar fizikisht. Nuk raportohet për të lënduar”, thuhet në raportin ditor të Policisë.
Por, me vendim të prokurorit pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt./21Media