Arrestohet një italian në Fushë Kosovë, sulmoi gruan me thikë

Policia e Kosovës ka njoftuar se në Fushë Kosovë ka arrestuar një të dyshuar, shtetas të Italisë, pasi dyshohet se ka sulmuar më thikë bashkëshorten e tij, shtetase e Gjermanisë.

I dyshuari thuhet se është dërguar në mbajtje, ndërkohë që viktima ka pranuar tretman mjekësor.

Rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 22:20.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull italian shtetas i Italisë, pasi që kishte sulmuar fizikisht me thikë bashkëshorten e tij viktimën femër shtetase e Gjermanisë. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është në mbajtje”, thuhet në raportin ditor të Policisë./21Media

Back to top button