Arrestohet një kosovar në Kroaci

Një shtetas i Kosovës është arrestuar të premten në Kroaci, nën dyshimet se ka bërë transportimin e disa turqve të cilët kishin hyrë ilegalisht në Kroaci.
“Index.hr” shkruan se fillimisht autoritetet policore kanë ndalur një veturë Ford me targa sllovene në të cilën shofer ishte një 22-vjeçar me shtetësi zvicerane. Siç raportohet, në këtë veturë po transportoheshin gjashtë qytetarë të Turqisë. Pas dyshimeve fillestare se i dyshuari kishte ndihmuar më herët futjen e njerëzve tjerë ilegalisht në Kroaci, policia ka ndaluar në autostradë edhe një veturë të tipit BMW me tabela të Kosovës. Një shtetas i Kosovës, 31-vjeçar, ishte shofer. Nga hetimet e para ka dalë se të dy shoferët po bënin transportimin e turqve të futur ilegalisht në Kroaci.

Ata janë kapur duke transportuar një burrë 30-vjeçar, dy gra të moshave 22 dhe 33-vjeçare.

Të dy u dërguan në mbajtje. Shtetasit e Turqisë janë dërguar në Qendrat e azilkërkuesve pasi kanë shprehur qëllimin për mbrojtje ndërkombëtare.
Back to top button