Arrestohet një person, dyshohet për “organizim kriminal” gjatë zgjedhjeve

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Pejë për veprën penale “pjesëmarrje ose organizim i grupit kriminal të organizuar”. Vepra e kryer dyshohet që ka të bëjë me zgjedhjet e 14 shkurtit në Kosovë.
Policia përmes raportit 24-orësh ka njoftuar se ka bastisur shtëpinë e tij dhe objektet përcjellëse, ku ka sekuestruar dy telefona, një pistoletë me leje, dy karikatorë, 18 fishekë dhe një brisk
Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit, është dërguar në mbajtje./21Media

Back to top button