I dëgjuat publikimet e fundit të Don Phenom?

Reperi shqiptar, Don Phenom ka publikuar dy projekte të reja të cilat ishin paralajmëruar ditë më parë.
“Kumara 2” është albumi më i ri nga reperi, të cilin mund ta dëgjoni në çdo platformë online.

E pjesë e albumit është edhe kënga “Shaqiri” në bashkëpunim me KIVA, që e njëjta është realizuar me videoklip.
Don Phenom, kohë më parë kishte paralajmëruar se është duke punuar në projekte të reja muzikore, të cilat do të ishin të gatshme për dëgjuesit e muzikës së tij në pak ditë./21Media

Back to top button