Arrestohet një person i dyshuar për disa vjedhje të rënda

Sot nga njësite policore të stacionit të Fushë Kosovës, në lagjen Emshir në Prishtinë, është arrestuar një person i dyshuar për disa vjedhje të rënda.

Policia ka njoftuar se rastet kanë ndodhur gjatë muajit mars 2023, në intervale të ndryshme kohore, kryesisht në markete.

Puna e hetuesve të stacionit policor të Fushë Kosovës është finalizuar sot, ku pas marrjes së disa veprimeve operative, kanë arritur që të identifikojnë dhe arrestojnë personin e dyshuar: E.K, mashkull, 53 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës.

Personi i dyshuar me vendim prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje, dhe ndaj tij është iniciuar procedurë për së paku 5 raste të vjedhjeve të rënda.

Back to top button