Arrestohet një person, i gjendet 100 kg marihuanë

Policët nga Byroja për Siguri Publike – Departamenti i Policisë Kriminale, Sektori për trafikim të paligjshëm me drogë, armë dhe substanca të rrezikshme dhe Njësiti për trafikim të paligjshëm me drogë në koordinim me zyrtarë policorë nga SPB Kumanovë, në fshatin Kumanovë Nikushtak e privuan nga liria S.I. (40) nga Haraçina.
Siç informojnë nga MPB-ja, ai është privuar nga liria si rezultat i një hetimi të kryer nga një prokuror publik nga Prokuroria Themelore Publike për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit për rastin e sekuestrimit të 100 kilogramëve të lëndës narkotike marihuanë më 31.03.2022 në Shtip.
“Në kuadër të hetimeve janë siguruar prova materiale për përfshirjen e personit të përmendur në rastin. Në koordinim me SPB Shkup, ENTDO dhe policinë intervenuese, pas urdhrit të mëparshëm të lëshuar nga gjyqtari i procedurës paraprake nga Gjykata Themelore Penale – Shkup, është kryer kontroll në shtëpinë e tij në fshatin Haraçinë, me ç’rast janë gjetur telefona celularë dhe sim kartela”, theksohet në kumtesën e Ministrisë.
Personit S.I. i është shqiptuar paraburgimi në kohëzgjatje prej 30 ditësh dhe është mbajtur në burgun e paraburgimit në Shkup./TV21

Back to top button