Kaloni te përmbajtja kryesore

Arrestohet një person i kërkuar nga gjykata

 
Policia e Kosovës ka arrestuar sot një person të kërkuar nga gjykata.
Aksioni i policisë është kryer në Çagllavicë, ku është arrestuar i dyshuari B.K. (mashkull), 32-vjeç, ndaj të cilit kanë qenë aktive tri udhëresa nga gjykata për veprat: Blerje dhe posedim shperndarje, shitje e paautorizuar e narkotikeve substancave psikotrope si dhe prodhim dhe perpunimi i narkotikeve.
Personit në fjalë pas arrestimit, gjatë kontrollit i është gjetë dhe sekuestruar një sasi e substancës narkotike.
Pas inicimit të rastit dhe përfundimit të procedurave policore, personi i dyshuar është dërguar në vuajtje të dënimit (rreth 4 vite burgim)./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button