Arrestohet një person me identitet të dyfishtë

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Prishtinë,  i cili i kishte në posedim dokumente identifikuese personale me fotografi të njëjtë, por me të dhëna të ndryshme.
Dokumentacionet në fjalë ishin një pasaportë dhe një letërnjoftim i RKS-së me të dhënat e emrit-inicialet (M. S.), kurse dokumenti tjetër ishte një letërnjoftim i një shteti tjetër me të dhënat e emrit-inicialet (M. M.)
Personi i lartcekur siç njofton Policia kishte në posedim veturë me targa të një shteti tjetër dhe i njëjti nuk posedon leje të vozitjes.
Gjatë kontrollimit të banesës dhe veturës së të dyshuarit Policia ka sekuestruar, aparat per detektimin e kamerave dhe senzorëve, 2 thika, 1 shtëpizë kompjuteri, 7 telefona celularë të llojeve të ndryshme, kartela telefoni të shtetit të Serbisë dhe të Kosovës, para kesh me vlerë dy mijë e gjashtëqind e shtatëdhjet e pesë euro, lira turke me vlerë 45, faktura të ndryshme, fletore per evidenca dhe vetura Renault Clio me targa të huaja.
Me aktvendim të Prokurorit nga Prokuroria Themelore në Prishtinë të dyshuarit i caktohet masa e ndalimit prej 48 orëve./21Media

Back to top button