Bad Bunny paralajmëron turne në Amerikën Veriore dhe Jugore
1 min read
Artisti Bad Bunny ka njoftuar se së shpejti do të nis një tjetër maratonë koncertesh rreth Amerikës Veriore dhe Jugore.
“Bad Bunny: World’s Hottest Tour” do të nis më 5 gusht në Orlando dhe përfundon në dhjetor.
DJ Alesso dhe Diplo do t’i bashkohen reperit nga Puerto Rico në koncertet e tij në data të caktuara.
View this post on Instagram
Biletat për këto koncerte do të dalin në shitje që nga e mërkura.
Njoftimi për turneun nëpër stadiume vjen pak kohë pas atij në arenat e brendshme i quajtur, “El Último Tour Del Mundo”, që fillon muajin e ardhshëm.
Koncerti i Bad Bunny për datën 9 shkurt, ka thyer rekord për më së shumti bileta të shitura në ditën e parë kur dolën në shitje./21Media