Arrestohet një person në Istog, në shtëpinë e tij iu gjetën mbi një kilogram marihuanë e heroinë

Një person është arrestuar dje në Istog, i dyshuar për posedim të paautorizuar të narkotikëve.
Gjatë kontrollit nga Policia e Kosovës në shtëpinë e tij, iu gjetën mbi një kilogram marihuanë e heroinë.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që, njësitet policore gjatë kontrollit në shtëpinë e tij kanë gjetur dhe konfiskuar 1295.6 gramë (1 kg e 295.6 gramë) substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë, 0.3 gramë heroinë, një shishe qelqi me substancë të lëngshme e llojit metadon dhe një telefon të tipit Samsung”, bëhet e ditur në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje./21Media

Back to top button