Një person vdiq pasi ra me veturë në lumin “Ibër”

Të hënën në mbrëmje një person ka vdekur pasi derisa ishte duke drejtuar veturën, ka rënë në lumin “Ibër” në rrugën Leposaviq-Mitrovicë.
“Në rrugën nacionale Leposaviq-Mitrovicë, ka ndodhur një aksident trafiku në të cilën është përfshirë një veturë, e cila derisa ishte në lëvizje (drejtuesi i panjohur) dyshohet për shkak të mospërshtatjes së shpejtësisë dhe kushteve atmosferike-mjegullës, ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar në lumin Ibër”, thuhet në raportin policor.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore dhe zjarrfikësit, në kërkim të drejtuesit dhe veturës të cilët gjatë natës nuk kanë arritur ta gjejnë.
Në njoftimin e Policisë së Kosovës bëhet e ditur se kërkimi ka vazhduar në orët e hershme të mëngjesit, ku është gjetur dhe nxjerrur automjeti së bashku me vozitësin i cili ishte pa shenja jete.
Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori kompetent për të vazhduar me procedurat e mëtejme./21Media

Back to top button