Arrestohet një person në Pejë gjatë tentimit për ta kryer një vjedhje
Një person është arrestuar ditën e sotme pas një tentim-grabitje në Pejë.
Ai ishte në kërkim për një grabitje e cila kishte ndodhur ditë më parë në një barnatore në Pejë.
Arrestimin e tij për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë së Pejës, Shkodran Nikçi.
“Personi i cili ka qenë i kërkuar për veprën penale ‘grabitje’ me një barnatore në lagjen Velanishte në Pejë, më herët është arrestuar. I njëjti është arrestuar gjatë tentimit për ta kryer edhe një vepër penale ‘grabitje’”, tha Nikçi
Tutje, ai tha se pas arrestimit, i dyshuari me urdhër të Prokurorit të Shtetit është ndaluar për 48 orë. /21Media