Arrestohet një person në Podujevë, kërkohej me urdhëresë të gjykatës

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një person të kërkuar me urdhëresë të gjykatës në Podujevë.

Kjo është bërë e ditur përmes një postimi ku thuhet se i dyshuari pas arrestimit nga ana e policisë u dërgua në vuajtje të dënimit prej tri vitesh.

“Policia e rajonit të Prishtinës po vazhdon ndërmarrjen e veprimeve policore me qëllim kapjen e personave të dyshuar dhe atyre të dënuar si autor të veprave penale. Në kontekstin e kësaj në një operacion të befasishëm që policia stacionit të Podujevës ndërmori sot në orët e hershme të mëngjesit, arriti të arrestoj personin e kërkuar, i cili deri sot ishte në arrati, B. B, mashkull, 41 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, i cili pas arrestimit nga ana e policisë u dërgua në vuajtje të dënimit prej tri vitesh”, ka shkruar Policia e Kosovës në “Facebook”./21Media

 

Back to top button