Kaloni te përmbajtja kryesore

“Jo projekte imagjinare” Ahmet Isufi: Kurti ka prishur koalicone vetëm për një fjalë

(Lajm i përditësuar)

“Jo projekte imagjinare” Ahmet Isufi: Kurti ka prishur koalicone vetëm për një fjalë

Kandidati për deputet nga AAK-ja Ahmet Isufi, ka folur për sigurinë, zhvillimin e FSK-së dhe orientimin euroatlantik të Kosovës, duke theksuar nevojën për përmirësimin e mirëqenies së ushtarit dhe forcimin e institucioneve të mbrojtjes.

Ai tha se Forca e Sigurisë së Kosovës nuk duhet të jetë e fokusuar vetëm te armatimi, por edhe te mirëqenia e pjesëtarëve të saj.

“Kosova ka nevojë për FSK-në jo të jetë e pajisur vetëm me armë, por mirëqenia e ushtarit, i cili ka nevojë të mbrojë vendin dhe familjen e vet, të mos detyrohet të bëjë punë tjetër ose të largohet nga vendi”, tha Isufi.

Ai u shpreh gjithashtu se një qeveri me besueshmëri të lartë ndërkombëtare do ta afronte Kosovën drejt NATO-s.

“Po të ketë një qeveri kredibile që ka besim të fort te SHBA, sot hyn në NATO, për shkak se rrezikimi që është parë nuk është nevojë vetëm e Kosovës por edhe e NATO-s”, deklaroi ai.

Isufi shtoi se vendi ka nevojë për projekte reale dhe jo imagjinare, si dhe për një qeveri të partive që, sipas tij, kanë ndërtuar shtetin.

“Po flasim për projekte jo imagjinare. Insistimi ynë është që qeveria e ardhshme të jetë e partive shtetformuese që i dinë vlerat e Kosovës. Partitë politike nuk kanë besim që të kenë koalicion me Kurtin, sepse edhe kur kanë pasur koalicion e kanë prishur vetëm për një fjalë”, shtoi ai.


“Siguria është themeli i shtetit”, Ahmet Isufi shpalos programin e AAK-së

Kandidati për deputet nga AAK-ja Ahmet Isufi, në debatin zgjedhor në RTV21, ka prezantuar prioritetet kryesore të programit të AK-së, duke theksuar se ai mbështetet në tri shtylla kryesore: sigurinë, energjinë dhe zhvillimin ekonomik.

Isufi deklaroi se siguria mbetet baza kryesore për zhvillimin e shtetit dhe sektorëve të tjerë.

“Programi i AAK-së bazohet në tri shtylla: sigurinë, energjinë dhe zhvillimin ekonomik. Konsiderojmë se siguria është ajo që përcakton edhe zhvillimet tjera dhe Kosova ka nevojë të ketë siguri të brendshme”, tha ai.

Ai foli edhe për rëndësinë e energjisë, duke e cilësuar si faktor kyç për funksionimin dhe zhvillimin ekonomik të vendit.

“Energjia, qoftë ajo njerëzore brenda shoqërisë sonë apo materiale, ekziston si bazë për ta lëvizur ekonominë e vendit”, u shpreh Isufi.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button