Arrestohet një person në Prishtinë, dyshohet se u përfshi në 15 vjedhje

Është arrestuar sot një 19 vjeçar në Prishtinë, i cili dyshohet të jetë i përfshirë në 15 raste të vjedhjeve.

Në njoftimin e Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rastet kanë ndodhë në periudha të ndryshme kohore.

“Sot nga njësite policore të stacionit Qendra në Prishtinë, është arrestuar një person i dyshuar për disa vjedhje. Rastet kanë ndodhë në periudha të ndryshme kohore, ku janë vjedhur trotinet elektrik biçikletë, gjenerator, vegla pune etj. Puna e hetuesve të stacionit policor qendra, është finalizuar sot, ku pas marrjes së disa veprimeve operative kanë arrit që të arrestojnë personin e dyshuar:– G.B . mashkull, 19 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës”, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Personi i dyshuar me vendim prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje, ndërkohë që hetuesit e stacionit policor qendra po kryejnë veprimet e nevojshme hetimore lidhur me 15 raste ku personi i arrestuar dyshohet të jetë i përfshirë./21Media

Artikuj të ngjashëm

Back to top button
close button