Vdiq motoçiklisti 67 vjeçar, u aksidentua nga një veturë

Një 67 vjeçar ka vdekur sot si pasojë e një aksidenti në rrugën rajonale Mitrovicë-Podujevë.

Në aksident janë përfshirë një motoçikletë dhe një veturë. Si pasojë e lëndimeve të pësuara vdiq ngasësi i motoçikletës.

Rastin për rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

“Një aksident trafiku me pasojë fataliteti është raportuar sot rreth orës 16:00, në rrugën rajonale Mitrovicë-Podujevë përkatësisht në fshatin Rekë të Mitrovicës. Në aksident janë përfshirë një motoçikletë dhe një veturë, ku si pasojë e lëndimeve të pësuara ka humbur jetën ngasësi i motoçikletës viktima N. Z., 67 vjeçar”, ka njoftuar Zahiti./21Media

 

 

Artikuj të ngjashëm

Back to top button
close button