Arrestohet një person për kanosje dhe armëmbajtje pa leje

Një person është arrestuar në Janjevë për dy vepra penale, “Kanosje” dhe “Armëmbajtje pa leje”.
Policia sot ka informuar se ka sekuestruar një armë zjarri, revole, si dhe 48 copë fishekë.
“Më datë 14.10.2022, rreth orës 22:00, është raportuar për një rast Kanosje në nënstacionin policor të Janjevës.
Menjëherë pas raportimit policia ka filluar trajtimin e informacioneve si dhe ka ndërmarrë verimet e nevojshme operativo-hetimore në përpjekje për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë karakterizuar rastin. Ndërkohë që policia ka punuar në ndriçimin e rrethanave të rastit ka identifikuar dhe arrestuar të dyshuarin; Q. G, mashkull 32 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, i cili sot më datë 15.10.2022, është intervistuar nga ana e policisë dhe me urdhër të prokurorit të shtetit i njëjti është proceduar më tej nën dyshimet për veprat Kanosje dhe armëmbajtje pa leje.”, është bërë e ditur në njoftim./21Media

Back to top button