Arrestohet një person për mbajtje të armëve

Një person në Pejë është arrestuar dje nga Policia e Kosovës për veprën penale “ Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
Derisa patrulla e stacionit Policor në Pejë, ishte në një pikë kontrolli, ka ndaluar të veturën dhe pasi ka kërkuar dokumentacionin, i dyshuari ka ofruar pasaportën zyrtarëve Policor dhe i njëjti ka ikur me vrull nga pika e kontrollit.
Policia iu është vënë pas dhe ka arritur ta gjejë veturën dhe të dyshuarin para shtëpisë së tij. Gjatë bisedës me të dyshuarin i njëjti ka pranuar se ka pasur një armë ne veturë dhe të njëjtën e ka fshehur në oborrin e shtëpisë së tij.
Personi i dyshuar është arrestuar ndërsa arma dhe municioni janë gjetur dhe sekuestruar:
• 1 armë (pistoletë) e tipit “TT” cal 7.62mm
• 1  karikator i së njëjtës armë
• 15 copë fishekë të së njëjtës armë.
Personi i dyshuar është arrestuar dhe me vendim të Prokurorit të shtetit rasti shkon në procedurë të rregullt./21Media

Back to top button