Byroja për Konfiskimin e Pasurisë, Kurti: Me të merr fund parulla rroga e vogël, fitimi i madh

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti në mbledhjen e sotme të Qeverisë , falënderoi deputetët që që votuan pro Projektligjit për Byronë për Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.
“Byroja do të bëhet sepse me të përfundimisht merr fund ajo parulla që kurrë nuk do të duhet të përsëritej në të ardhmen, rroga e vogël, fitimi i madh. E kemi thënë edhe më herët, pasuria e fituar në mënyrë të paligjshme kurrë nuk është as private as legjitime sepse ajo kurrë nuk është fituar”, tha Kurti në mbledhjen e qeverisë.