Arrestohet një person për posedim të drogës

Policia ka arrestuar të dyshuarin R.A. për shkak veprën penale posedim droge.

Në njoftimin e lëshuar thuhet se këtë të martë është kontrolluar banesa e të dyshuarit ku janë gjetur një sasi e substancave narkotike dhe para.

“Operacioni policor ka vazhduar edhe me kontrollimin e banesës së të dyshuarit, ku ai banonte dhe gjatë kontrollit janë gjetur, pesë qese me narkotik të dyshuar të llojit heroinë me peshë 17.60 gramë. Një grinder ku në të kishte narkotikë të dyshuar të llojit mariuhanë me peshë 3.09 gramë, dy peshore digjitale, një shishe e qelqit metadon, një telefon, 165 euro dhe 200 lekë”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Lidhur me rastin është kontaktuar prokurori kujdestar nga Departamenti i Krimeve të Rënda në Prishtinë dhe me urdhër i dyshuari i lartcekur dërgohet në mbajtje për 48 orë./21Media

NDIQNI PJESËT MË INTERESANTE TË PROGRAMIT TË RTV21, DUKE BËRË LIKE KËTË FAQE – 21 MEDIA

Back to top button