Përplaset një avion në një hangar, pesë të vdekur

Pesë persona kanë vdekur si pasojë e përplasjes së një aeroplani i vogël në një hangar në aeroportin pranë kryeqytetit polak, Varshavë.

Tetë persona u lënduan në aksident, thotë policia. Trembëdhjetë njerëz thuhet se ishin strehuar nga moti i keq në hangar.

Brigada e zjarrfikësve tha se moti i keq ishte një “shkak i mundshëm” i përplasjes.

Katër helikopterë dhe 10 autoambulanca janë dërguar në vendin e ngjarjes në fshatin Chrcynno.

Fshati është 47 km nga kryeqyteti Varshavë.

Mediat polake identifikuan avionin që u rrëzua si Cessna 208.

Departamenti lokal i zjarrfikësve konfirmoi se incidenti kishte ndodhur në një aeroport në Chrcynno dhe postoi një foto në “Facebook” që tregonte bishtin e aeroplanit duke dalë nga një hangar.

Ekipet e shpëtimit thonë se tre persona ishin në bordin e avionit kur ai u përplas me hangarin prej hekuri./21Media

NDIQNI PJESËT MË INTERESANTE TË PROGRAMIT TË RTV21, DUKE BËRË LIKE KËTË FAQE – 21 MEDIA

Back to top button