Arrestohet një person për sulm seksual në Gjakovë

Një burrë është arrestuar të dielën në Gjakovë, nën dyshimin se e ka sulmuar seksualisht një grua.

Viktima e ka raportuar rastin në Polici, duke thënë se ka ndodhur më 27 tetor rreth orës 13:00.

Policia përmes raportit 24-orësh ka njoftuar se me vendim të prokurorit, i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimin është dërguar në mbajtje.

Rasti është në procedurë hetimore./21Media

Back to top button