Arrestohet një person për tentim dhunimi në Obiliq

Të premten është arrestuar një person në Obiliq si i dyshuar për veprën penale tentim dhunimi.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, viktima është dërguar për ekzaminim mjekësor.

“Pas një informate të pranuar, policia kanë shoqëruar në stacion dy persona (një femër dhe një mashkull), pasi intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari mashkull është arrestuar dhe dërguar në mbajtje ndërsa e femra është dërguar për ekzaminim mjekësor. Rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raportin ditor të Policisë./21Media

Back to top button