Arrestohet një person për vjedhje të rëndë në Shtërpcë

Dje është arrestuar i pandehuri D.N, 51 vjeçar i cili dyshohet se ka kryer vjedhje të rëndë në motelin-restaurantin në Shtërcpë, duke vjedhur para në vlerë prej 21160 dinarëve dhe 275 euro.
”Rreth orës 09:40, në stacionin policor në Shtërpcë është raportuar një rast vjedhjes së rëndë që kishte ndodhur në një motel-restaurant në Shtëprcë, ku një person me forcë kishte thyer një derë anësore dhe kishte depërtuar brenda lokalit”, bëhet e ditur në komunikatë.
Paratë e vjedhura janë konfiskuar.
Në lidhje me këtë, policia e rendit dhe policët hetues të stacionit policor në Shtërpcë i kanë marrë veprimet e nevojshme dhe menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes. Pas një pune intensive hetimore të policëve hetues, grumbullimit të informacioneve në terren, shikimit të kamerave të sigurisë, intervistave të dëshmitarëve, kanë arritur që të identifikojnë personin e dyshuar dhe vendin e ndodhjes së tij dhe pasdite rreth orës 14:00, të po të njëjtës ditë dhe pas një bastisje në shtëpinë e tij e kanë arrestuar D.N.
I dyshuari, është shoqëruar në stacionin policor në Shtërpcë dhe pasi është intervistuar nga policët hetues, me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore të Ferizajt është liruar për procedura të mëtejme hetimore./21Media

Back to top button