Albin Kurti ka një mesazh për vaksinimin kundër COVID-19

Kryeministri, Albin Kurti përmes një video-mesazhi iu është adresuar qytetarëve në lidhje me vaksinimin kundër COVID-19.
Deri më sot, Kosova ka arritur të vaksinojë me të paktën dy doza 2/3 e qytetarëve 18 vjeç e lart, duke arritur shkallën më të lartë të vaksinimit kundër COVID-19 në rajon.
”Por, ky sukses nuk mundet dhe nuk duhet të mbetet me kaq. Qytetarët duhet të vazhdojnë të vaksinohen, sidomos me dozën përforcuese, sepse me kalimin e kohës, imuniteti i krijuar përmes vaksinës vjen duke rënë. Vaksinohu për të mbrojtur veten dhe të tjerët përreth”, thuhet në njoftimin e ministrisë.

Sipas raportit të fundit të Ministrisë së Shëndetësisë prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.825.885 doza të vaksinës.
E me dy doza deri më sot janë vaksinuar 821.946 qytetarë.
Ndërsa, janë dhënë 101.385 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksines kundër COVID-19./21Media

Back to top button