Arrestohet një person, rrahu nënën dhe motrën

Një person është arrestuar mbrëmë në Prizren.

I arrestuari dyshohet se ka sulmuar fizikisht nënë dhe motrën e tij. Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës viktimat kanë pranuar trajtim mjekësor.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që, i njëjti ka sulmuar fizikisht nënën dhe motrën e tij, viktimat femra kosovare. Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor”, thuhet në raport.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje./21Media

Back to top button