Ngacmoi në rrjete sociale një grua, arrestohet burri në Prishtinë

Policia e Kosovës ka arrestuar një burrë në Prishtinë i cili dyshohet se ka kryer veprën penale ngacmim.

Sipas Policisë ngacmimi është kryer nëpërmjet rrjeteve sociale.

Rasti thuhet se ka ndodhur që nga data 5 shkurt. Por është raportuar në polici të enjten, më 15 shkurt.

“Raportohet se më datë 15.02.2024 njësitet e hetuesisë kanë identifikuar dhe arrestuar të dyshuarin mashkull kosovar, i cili në vazhdimësi nëpërmjet rrjeteve sociale ka ngacmuar viktimën femër kosovare”, thuhet në raportin ditor të Policisë.

Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje./21Media

Back to top button