Arrestohet një punëtor i Mitrovicës së Veriut, protestojnë kolegët e tij

Një grup prej disa personave, janë parë sot pranë objektit të Policisë së Kosovës në Mitrovicën e Veriut.
Bane Radoviq, zëdhënës i forcave të rendit në veri tha për kallxo.com se ajo ishte një protestë e punëtorëve të Drejtorisë së Sigurimeve Shoqërore të Mitrovicës së Veriut.
Arsyeja, sipas zëdhënësit të policisë, ishte arrestimi i një punëtori tjetër.
“Po, bëhej fjalë për një protestë të punëtorëve të Drejtorisë së Sigurimeve Shoqërore të Mitrovicës së Veriut për shkak të arrestimit të punëtorëve të tyre, takimi kaloi pa incidente dhe PK-ja punoi me urdhër të Prokurorisë”, thuhet në njoftim./kallxo

Back to top button