Prizren, aktakuzë ndaj katër personave për grabitje

Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë kundër të dyshuarve me inicialet S.K., D.S., G.P., dhe L.B., të cilët nga data 15.07.2022 gjenden në paraburgim.
Të njëjtit dyshohet se kanë kryer veprën penale “Grabitja” dhe veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
Sipas aktakuzës, dyshohet se “me datë 12.06.2022 rreth orës 21:35, në afërsi të rrugës së Nashecit në Prizren, në një market, me armë dhe me përdorim të forcës dhe kanosjes serioze për të sulmuar jetën apo trupin e të dëmtuarës – punëtores Y.B., përvetësojnë kundërligjshëm dobinë pasurore të G.B., në atë mënyrë që i pandehuri L.B., hyn në market për të kontrolluar sigurinë e lokalit dhe blen “Orbit”, dhe pas tij hyn i pandehuri S.K., i maskuar dhe me dorëza të bardha, ia drejton në kokë pistoletën të dëmtuarës punëtores dhe e kërcënon”, thuhet në njoftim.
Derisa, i dyshuari G.P., shkon tek arka dhe nga aty merr 600 euro të pazarit ditor, ndërsa, të dyshuarit D.S., dhe L.B., bëjnë sigurinë e marketit nga jashtë dhe pasi marrin paratë, largohen nga vendi i ngjarjes dhe së bashku ikin në drejtim të rrugës “Bajram Curri”.
Po ashtu, D.S., akuzohet për veprën penale “Mbajtja në pronësi kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” pasi që me datë 15.07.2022 në ora 16:40 minuta, në fshatin Dobrusht​ë – Komuna e Prizrenit, pas një bastisje të kryer në shtëpinë e tij, është gjetur se posedon pa leje një pistoletë – armë zjarri, në kundërshtim me ligjin e zbatushëm për armët.
Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar që të dyshuarit të cilat akuzohen të shpallen fajtor./21Media

Back to top button