Arrestohet një punëtor teknik i një shkolle në Istog, ngacmoi seksualisht një nxënës

Një nxënëse e shkollës së mesme të ulët “Hysni Zajmi” në Vrellë të Istogut dyshohet është ngacmuar seksualisht nga një punëtor teknik.

Zëdhënësi i policisë për Rajonin e Pejeës. Fadil Gashi konfirmoi për portalin rtv21.tv se i dyshuari është arrestuar.

Ai tregoi se rreth orës 13:00 rasti në polici është raportuar nga drejtoria e shkollës.

“ku dyshohet se momentalisht është shqetësuar seksualisht një nxënëse e kësaj shkolle nga një punëtor i stafit teknik të asaj shkolle. Policia menjëherë ka dal në vendin e ngjarjes dhe e ka arrestuar të dyshuarin”, tha Gashi./21Media

Back to top button