Vajzat e klubit KFV Prishtina ftohen për ndeshje miqësore me vajzat e FC Barcelona

Klubi KFV PRISHTINA është me i madhi ne vend ku stërviten mbi 300 vajza nga të gjitha komunitetet pa pagesë duke u shtrirë në Prishtinë, Graçanicë, Brezovicë, Shtime, Dragash dhe Lipjan.

Ky klub aktualisht është duke e implementuar një projekt global nga Uefa foundation for Children nën patronatin e Presidentes Osmani.

Së fundmi vajzat U17 janë ftuar nga vajzat e FC Barcelona, ku do të zhvillojnë dy ndeshje miqësore me vajzat e FC Barcelona Femini si dhe do të stërviten së bashku dy ditë të tjera tjera.

Gjithashtu së bashku me vajzat e FC Barcelona me datën 27 prill në stadiumin Camp Nou do të ndjekin gjysmëfinalen e vajzave të FC Barcelonës kundër FC Chelsea në kuadër te UEFA Women Champions League.

Duke qene se klubi është jo profitabil, rrjedhimisht edhe nuk mund të mbuloje shpenzimet e udhëtimit dhe akomodimit për vajzat, ndërsa shërbimet e stërvitjes ofrohen nga vet FC Barcelona pa pagesë./21Media

Back to top button