Rushiti: Në Kosovë nuk ka pasur ndonjë iniciativë shtetërore për dokumentimin e të vërtetës

(Lajm i përditësuar)

Feride Rushiti, drejtore e Qendrës kosovare për rehabilitimin e të mbijetuarve të torturës për RTV21 tha se deri tani janë 23 raste që i janë drejtuar organeve te prokurorisë.
Ajo tha se kur nuk dokumentohen krimet nuk është e lehtë të dënohen kriminelet, e në Kosovë siç tha ajo, janë dhjetra gra dhe burra që kanë ndarë edhe evidenca fizike te dhunës dhe torturës, por këta qe kanë dhënë dëshmi, siç tha Hajdari, kanë qenë të pakënaqur me gjithë procesin se si i janë qasur.

Rushiti: Në Kosovë nuk ka pasur ndonjë iniciativë shtetërore për dokumentimin e të vërtetës
Drejtoresha e Qendrës kosovare për rehabilitimin e të mbijetuarve të torturës (QKRMTS), Feride Rushiti tha se në Kosovë nuk ka pasur ndonjë iniciativë shtetërore për dokumentimin e të vërtetës.
“Që nga lufta deri më tani nuk ka pasur ndonjë iniciativë shtetërore por edhe nga iniciativat rajonal mbi dokumentimin e të vërtetësi, fatkeqësisht ky krim ka mbetur i padokumentuar”, tha ajo në një intervistë për “21Drejtpërdrejt” në RTV21.
Ajo u shpreh se ka qenë e rëndësishme që të krijohet një platformë gjithpërfshirëse që ky krim të mos mbetet i paidentifikuar./21Media

Back to top button