Arrestohet një serb në Jarinje, dyshohet për krime lufte ndaj popullsisë civile

Një shtetas serbë është arrestuar në pikën kufitare në Jarinje me dyshimin se është përfshirë në veprën penale, krime lufte kundër popullsisë civile.
Policia ka njoftuar se ai është arrestuar në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“PKK Jarinje. Me datë 08.12.2021 në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata, është arrestuar një mashkull serb shtetas i Serbisë me dyshimin për përfshirje ne veprën penale Krime Lufte kundër popullsisë civile. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar ne mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Back to top button