Arrestohet një shqiptar në Itali, kapet me kokainë në vlerë 100 mijë euro

Një shqiptar, me banim në Perugia të Italisë, u arrestua nga Guardia di Finanza për trafik droge.

Ai u ndalua për një kontroll ndërsa udhëtonte në drejtim të Perugia, në lartësinë e Torgiano.

Gjatë kontrolleve, gjithashtu me ndihmën e njësive të qenve, në makinën e tij u gjet e fshehur një kilogram kokainë.

Përveç drogës, Fiamme Gialle ka sekuestruar edhe makinen ku u gjet droga, 490 euro dhe dy celularë, njëri prej të cilëve është i “enkriptuar”, pra i lexueshem.

Sipas hetuesve, droga e shitur me pakicë mund të sillte një fitim rreth njëqind mijë euro.

Back to top button