Arrestohet një shqiptare dhe një kosovar për prostitucion

Të enjten rreth orës 18:00 janë arrestuar dy të dyshuar nga Peja, një femër shtetase e Shqipërisë dhe një mashkull kosovar, të cilëve iu është ngarkuar vepra penale ”marrje me prostitucion”.
”Janë arrestuar dy të dyshuar, një  femër shtetase e Shqipërisë dhe mashkull  kosovar pasi që të njëjtit  nën këmbim të parave kanë kryer marrëdhënie seksuale”, thuhet në njoftimin e policisë.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në gjykatë ndërsa e dyshuara pasi që ka masë ndalese për hyrje në Republikën e Kosovës është derguar në Republikën e Shqipërisë./21Media

Back to top button