Arrestohet një shtetas i Turqisë pasi tentoi të udhëtonte nga aeroporti me pasaportë false

Është arrestuar një shtetas i Turqisë në Aeroportin e Prishtinës pasi dyshohet për falsifikim dokumenti.

Policia njoftoi se i dyshuari tentoi të premten me familjarë të udhëtonte për në Shtutgard me pasaporta të falsifikuara.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Turqisë, pasi që i njëjti  me anëtarët tjerë të familjes ka tentuar të udhëtojë në destinacionin  Prishtinë- Shtutgard, duke prezantuar dokumentet –pasaportat që dyshohet se janë të falsifikuara. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje, rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e PK-së.

Back to top button