Kaloni te përmbajtja kryesore

Arrestohet një zyrtar i ATK-së

 

Njësitet policore të Drejtorisë për hetimin e krimeve ekonomike dhe korrupsionit në Prishtinë kanë arrestuar një nga dy zyrtarët e Administratës Tatimore të Kosovës (ATK) nën dyshimin se keqpërdorur pozitën zyrtare.

Policia e Kosovës ka njoftuar se janë bastisur edhe shtëpitë e të dyshuarve e ku janë sekuestruar para të gatshme, dy telefona një shtëpizë kompjuteri, dy llap-top dhe disa dokumente zyrtare.

Veprimet hetimore janë bërë në koordinim me Prokurorinë Themelore në Gjilan.

“Njësitet policore të Drejtorisë për hetimin e krimeve ekonomike dhe korrupsionit-Prishtinë pas disa veprimeve hetimore në koordinim edhe me Prokurorinë Themelore në Gjilan, me 17.03.2021 kanë arrestuar njërin nga dy të dyshuarit meshkuj kosovar-zyrtar të ATK-së, nën dyshimin se kanë kryer veprën e cekur me lart. Po ashtu, gjatë bastisjes në shtëpitë dhe zyrat e punës së tyre, janë sekuestruar para të gatshme, dy telefona, një shtëpizë kompjuteri, dy llap-top dhe disa dokumente zyrtare. Me vendim të prokurorit, i dyshuari i arrestuar pas intervistimit është dërguar në mbajtje, ndërsa i dyshuari tjetër është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Rasti vazhdon të hetohet.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button