Arrestohet një zyrtar, “vodhi” identitetin e katër shtetasve kosovarë

Është arrestuar i dyshuari B.L, nën dyshimin e kryerjes së veprave penale, ‘Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe “Falsifikim i dokumentit zyrtar”.
I dyshuari B.L., (viti i lindjes 1970) zyrtar i gjendjes civile Lipjan, dyshohet se ka keqpërdorur detyrën e tij zyrtare, pasi i njëjti ka regjistruar katër shtetas të Republikës së Shqipërisë në “Librin Amëz të të Lindurve” dhe lëshuar certifikatë lindje, duke ua vjedhur identitetin katër shtetasve të Republikës së Kosovës.
Zyrtarë policorë nga Njësiti Rajonal për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, pasi kanë siguruar informata nën dyshimin e kryerjes së veprimtarisë penale nga një i dyshuar, sot më 05.11.2021, të njëjtin e kanë shoqëruar për intervistim.
Në konsultim dhe koordinim me prokurorin kujdestar, i dyshuari është intervistuar në cilësinë e personit të dyshuar në prezencën e avokatit mbrojtës dhe pas intervistimit, me vendim mbi ndalim nga prokurori është dërguar në mbajtje për 48 orë./21Media

Back to top button