Serbit në Vushtrri i sekuestrohet një arsenal armësh

Policia e Kosovës ka sekuestruar dhjetëra armë në Gojbulë të Vushtrrisë, pas një vendimi për kontroll të lëshuar nga Gjykata Themelore në Mitrovicë. Policia e Kosovës ka njoftuar se është kontrolluar një shtëpi dhe disa objekte përcjellëse të një shtetasi serb 73-vjeçar, me inicialet M.M.
Armët e sekuestruar janë dy pushkë automatike, tetë karikator të pushkës, dy pushkë të gjata, një armë të gjatë, nëntë raketahedhës, dy granata dore, 1100 fishekë dhe pjesë të ndryshme të armëve dhe uniformës ushtarake.
“Armët dhe municioni i sekuestruar, do të procedohen si dëshmi në rrjedhën e mëtejme hetimore. Ndaj të dyshuarit është iniciuar rast për veprën penale ‘Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’ neni 366 paragrafi II, I KPK-s”, thuhet tutje në njoftimin e Policisë.
Ndërsa pas intervistimit, të dyshuarit me vendim të prokurorit të rastit i është shqiptuar masa e ndalimit prej 48 orëve./21Media

Back to top button